
Kosovë/ 3 viktima dhe 48 raste të reja me covid-19
E Hënë 28 Shtator 2020, 15:03
Dritare.net
Në Kosovë janë shënuar 3 viktima, dhe 48 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat u regjistruan në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa rastet e reja rezultuan nga testimi i 645 mostrave.
Instituti po ashtu raportoi janë shëruar 142 persona/
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë arrin në 15,520.
Prej tyre, 625 pacientë kanë vdekur dhe 13,420 janë shëruar.
Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1,475./I.M-Dritare.net

















