
Kosova në situatë alarmante, 214 të infektuar të mërkurën!
Dritare.net
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në Kosovë janë konfirmuar 214 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 60 persona janë shëruar.
Prej ditësh tanimë në Kosovë shifrat e të infektuarve janë alarmante, ndërsa qeveria atje ka rikthyer karantinën.
“Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.”, thuhet në njoftim.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”-thuhet më tej në njoftim./ I.M-Dritare.net

















