
Korrupsioni/ Spiropali: Rudina, vendosi fre gojës! Mbaj përgjegjësi për familjen tënde!
Dritare.net
Një debat i ashpër është zhvilluar sot mes Elisa Spiropalit dhe Rudina Hajdarit. Spiropali i është përgjigjur akuzave për korrupsion të Hajdarit, duke i thënë të mbajë përgjegjësi si për familjen biologjike dhe atë politike, për të provuar votën e popullit.
“E nderuar Rudina mbaj gojën në Kuvendin e Shqipërisë, vëri frerë vetes. Iu drejtove këtu deputetëve të nderuar të PS, më të shumtë të ulur në sallë, gra. Nuk të kanë asnjë borxh, i fyen dhe broçkullit pa sens. Dakord? Nuk të kemi asnjë borxh. Dhe në rast se ne mbajmë përgjegjësi për listën tonë, mbaj edhe ti përgjegjësi, zonjë e dashur, për të gjithë, edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe asaj politike. Dhe nëse do të flasësh këtu për lista, e zgjedhje, ti nuk je e votuar, ke hyrë në kuvend nga lista e PD. Dil tani në votim dhe shiko sa vota merr? Provoje, shko, hyji detit në këmbë dhe ta shohim ku do të dalësh?”- tha Spiropali./K.C/dritare.net

















