Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirusi, varfëria, klima, pabarazia gjinore, OBK: Bota e trazuar!

Koronavirusi, varfëria, klima, pabarazia gjinore, OBK: Bota e trazuar!

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë sot se bota është në një gjendje të trazuar, dhe për këtë janë shkaktarë shumë faktorë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bota po përballet me një emergjencë shëndetësore të koronavirusit, emergjenca klimatike po përkeqësohet me shpejtësi dhe pabarazia midis gjinive ende vazhdon, ndërkohë që financimet për zhvillimin nuk janë të mjaftueshme.

“Më shumë se 13 milionë raste të Covid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, me më shumë se 550 000 vdekje, qindra miliona punëtorë kanë humbur vendet e punës. Është rënia më e madhe e të ardhurave për frymë që nga viti 1870”-tha i pari i OKB.

“Rreth 265 milionë njerëz mund të përballen me një pasiguri të rëndë ushqimore deri në fund të vitit, dyfishi i numrit të njerëzve në rrezik para krizës”, tha Guterres.

”Për këtë arsye graviteti i krizës nuk duhet të nënvlerësohet, ndërsa bota duhet të përparojë, pandemia po na largon nga synimet e zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Guterres më tej./ I.M-Dritare.net