
Koronavirusi/ Save the Children: Bota përballë një emergjence arsimore!
Dritare.net
Në një raport të publikuar të hënën me 13 korrik, Save the Children, ka ngritur alarmin për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka ndikuar në mënyrë të rëndë në arsim.
Sipas raporti: “Për herë të parë në historinë e njerëzimit një gjeneratë e tërë fëmijësh duhej të ndalojnë arsimimin, pasi mbyllja e shkollave për të kufizuar shpërndarjen e koronavirusit ndodhet në fazën më akute të urgjencës”
Raporti thotë se rreth 10 milionë fëmijë mund të detyrohen të largohen nga shkolla përgjithmonë për shkak të pasojave ekonomike të Covid-19.
Deri më tani ka rreth 1,2 miliardë nxënës të prekur nga mbyllja e shkollave, ndërsa më parë kishte shumë më pak se një e katërta, rreth 258 milionë.
”Shkurtimi i thellë i buxheteve arsimore dhe varfëria në rritje e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 mund të detyrojë të paktën 9,7 milionë fëmijë për të të lënë shkollën përgjithmonë deri në fund të këtij viti”, theksoi ”Save the Children”./ I.M-Dritare.net

















