
Koronavirusi/Rregullat e reja që duhet të ndjekin çerdhet dhe kopshtet!
E Enjte 21 Maj 2020, 18:06
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet që duhet të ndjekin kopshtet dhe çerdhet në vend, të cilat priten të hapen në 1 qershor.
Sipas rregullores thuhet që fëmijëve duhet t’u matet temperatura çdo ditë para se të hyjë në institucion dhe të pastrojë duart me dezinfektues.
Nuk lejohet që fëmijët të hynë dhe të dalin disa herë nga kopshti apo çerdhja dhe rekomandohet që të jenë prindërit ata që shoqërojnë fëmijët dhe jo gjyshërit.
Megjithatë këto janë kushtet paraprake që janë vendosur, të cilat mund të ndryshojnë në varësi të situatës./L.F-dritare.net

















