Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirusi i merr jetën regjisorit të njohur, Muharrem Fejzos!

Koronavirusi i merr jetën regjisorit të njohur, Muharrem Fejzos!

Një tjetër artist shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për regjisorin e mirënjohur të kinematografisë, Muharrem Fejzo. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga i biri, Joe Fejzo.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë.Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan djali i regjisorit. Fejzo u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, pasi nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin./M.M-dritare.net