Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirusi i merr jetën muzikantit, në Shkodër

Koronavirusi i merr jetën muzikantit, në Shkodër

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare, Sokol Marku, ish-drejtori i shkollës së muzikës në Shkodër, “Prenke Jakova”.

Sokoli që prej fillimit të muajit nëntor, ishte shtruar në një klinikë në Stamboll, ku po trajtohej për Covid-19. Ai kishte dy javë në intubim. Ditët e fundit iu përkeqësua gjendja, duke bërë që sot të humbasë jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku dhe kolegu i tij Gjon Shllaku. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan:

''Natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm, Sokol Marku.''/K.C/dritare.net