
Koronavirusi i merr jetën aktorit Fatmir Xhelili
E Premte 20 Nëntor 2020, 11:11
Dritare.net
Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit të teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili. Prej disa ditësh, 69-vjeçari ishte në luftë me virusin ndërsa trajtohej në spitalin e Infektivit. Ditët e fundit, gjendja e tij shëndetësore është rënduar, ndërsa mëngjesin e sotëm ka humbur betejën me virusin e rëndë. Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar me disa çmime./L.F-dritare.net

















