
Koronavirus/ OBSH: Mos vini maska nëse nuk jeni sëmurë!
Dritare.net
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit nuk rekomandojnë që njerëzit të mbajnë maska nëse ata nuk janë të sëmurë me Covid-19, ose nëse nuk kujdesen për dikë që është sëmurë.
"Nuk ka prova specifike për të sugjeruar se vënia e maskave nga popullata masive ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën, në keqpërdorimin e vënies së një maske siç duhet."
Kështu thotë Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të OBSH-së, në një konferencë për media të hënën në Gjenevë, Zvicër, informon dritare.net
Ryan vijoi më tej:
"Ekziston gjithashtu problemi që kemi një mungesë masive globale. Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjës të shëndetit, të vijës së parë që janë të ekspozuar ndaj virusit çdo sekondë të ditës. Mendimi për ata që nuk kanë maska është i tmerrshëm."
Doktoresha, Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjeve infektive pranë OBSH-së, gjithashtu tha se është e rëndësishme që ne t’i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë, që janë punonjës të kujdesit shëndetësor.
"Në komunitet, ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e maskave, përveç nëse vetë jeni të sëmurë dhe si masë për të parandaluar përhapjen nga ju nëse jeni i sëmurë. Maska që ne rekomandojmë janë për njerëzit që janë të sëmurë dhe ata që kujdesën për njerëz që janë të sëmurë."
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëruan se globalisht ekziston një mungesë e konsiderueshme e furnizimeve mjekësore, përfshirë pajisjet mbrojtëse personale ose maska të tjera mbrojtëse për mjekët, informon dritare.net
"Ne duhet të jemi të qartë. Bota po përballet me një mungesë të konsiderueshme të pajisjeve mbrojtëse për punëtorët e vijës së parë, përfshirë maskat, dorezat, veshjet dhe mburojat e fytyrës, dhe mbrojtja e punonjësve të kujdesit shëndetësor duhet të jetë përparësia kryesore.”
Përshtati nga CNN: Kadrije Çako/dritare.net

















