Na ndiqni edhe në

Shëndet

Koronavirus/ Dieta ideale dhe gjimnastika për të rriturit dhe fëmijët në karantinë!

Koronavirus/ Dieta ideale dhe gjimnastika për të rriturit dhe

Në këtë moment të urgjencës mjekësore, e cila kërkon izolim si masë maksimale parandaluese kundër koronavirusit, bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh në gjendje të ekuilibrosh jetën sedentare me nevojën po aq të rëndësishme për të lëvizur dhe ndjekur një dietë të saktë. Një mënyrë jetese e ekuilibruar, në fakt, është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit psikofizik në një kontekst mjaft të pazakontë siç është ai me të cilin po përballemi.

Si të ndiqni një dietë të saktë!

Mëngjesi 20%, meze e lehtë në mëngjes 5%, dreka 40%, meze e lehte pasdite 5% dhe darka 30%: këto janë përqindjet që duhet të mbani mend, kur të hani pesë vaktet themelore që garantojnë ushqim të larmishëm dhe të ekuilibruar.

Duhet të pini mjaftueshëm ujë çdo ditë. Pothuajse në çdo vakt të ditës duhet të hani fruta, perime, drithëra. Peshk 2-3 herë në javë, bishtajore dhe mish, mundësisht i bardhë. Kufizimi i konsumit të ushqimeve të pasura me yndyra, kripë dhe sheqerna dhe pije me sheqer është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin, si dhe ai i alkoolit i cili nuk është ushqim dhe nuk është i rekomandueshëm.

Koronavirus/ Dieta ideale dhe gjimnastika për të rriturit dhe

Aktivitet fizik në shtëpi për të rritur dhe fëmijë

Gjithmonë i rekomanduar nga ekspertët, aktiviteti fizik nuk duhet të neglizhohet, veçanërisht në këtë periudhë izolimi, që është thelbësore për të zvogëluar stresin, ankthin, rritur humorin dhe cilësinë e gjumit.

Por si mund të ushtrohesh në shtëpi!

Së bashku me fëmijët mund të kërceni nën tingujt e muzikës, të kërceni me një këmbë. Lërini fëmijët t’ju ndihmojnë në kryerjen e punëve të vogla të shtëpisë (rregullimi i lodrave, i tryezës, palosja e rrobave). Gatuani bashkë me fëmijët, lejojini të bëjnë ndonjë punë të vogël në kopsht, sugjeron dritare.net

Koronavirus/ Dieta ideale dhe gjimnastika për të rriturit dhe

OBSH-ja publikon indikacionet për lëvizjen e fëmijëve sipas moshës:

-foshnjat (nën një vit) duhet të lëvizin disa herë në ditë, në mënyra të ndryshme, veçanërisht duke luajtur në tokë dhe për foshnjat që nuk lëvizin mirë duhet t’i mbani për rreth 30 minuta gjatë ditës me bark poshtë.

-Fëmijët 1-2 vjeç duhet të kalojnë të paktën 180 minuta në aktivitet fizik dhe nuk duhet të qëndrojnë të ulur në ulëse, karroca për më shumë se 1 orë në të njëjtën kohë. Po ashtu, për moshat 1-vjeçare nuk rekomandohet ta kalojnë kohën duke shikuar televizion, video, apo duke luajtur me telefon dhe për moshat 2 vjeç këshillohet që të mos qëndrojnë para ekranit për më shumë se një orë në ditë.

-Fëmijët 3-4 vjeç duhet të kalojnë të paktën 180 minuta në lëvizje, përfshirë 60 minuta aktivitet me intensitet mesatar dhe të fortë, gjatë gjithë ditës. Nuk duhet të rrinë shumë ulur dhe të mos kalojnë më shumë se një orë në ditë para ekranit.

-Fëmijët dhe adoleshentët: 5-17 vjeç: sipas udhëzimeve të OBSH-së, ata duhet të praktikojnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik.

Sa për të rriturit, OBSH rekomandon që gjatë javës të paktën të bëjnë 150 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar ose minimumi 75 minuta aktivitet energjik, plus ushtrime për forcimin e muskujve 2 ose disa herë në javë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net