
Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në Korçë. Sipas informacioneve nga policia mësohet se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Maresel Rusi i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Personi në fjalë ka marrë një plumb në kofshë ndërsa mënyra se si është plagosur mundet që te jetë vetëplagosje, nga pakujdesia se si ka mbajtur armën. Autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./dritare.net

















