
Konfirmohen raste të reja me koronavirus në vend. Ja sa shkon numri i të prekurve!
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim për shtyp, ka deklaruar se janë konfirmuar edhe 11 persona të tjerë me koronavirus në vend, Numri i të infektuarve me Covid-19 në vend ka shkuar në 197.
“Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste", njoftoi ministria./L.F-dritare.net

















