
Komuniteti Mysliman njofton: Ja kur dhe ku do të mbahet falja e Fiter Bajramit!
E Martë 11 Maj 2021, 19:07
Dritare.net
Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga festa e Fiter Bajramit, Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka ardhur me një njoftim zyrtar.
Në një postim në faqen zyrtare në "Facebook",në njoftim thuhet se Fiter Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Programi i parashikuar nis në orën 05:40 e përfundon në orën 06:20. Kujtojmë se një vit më parë, falja e Bajramit nuk u mbajt në shesh për shkak të masave antikovid./dritare.net

















