Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mbajtja e maskave, me detyrim

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mbajtja e maskave, me detyrim

Vendi ynë po përballet me një situatë jo pozitive të koronavirusit. Prej javësh, numri i vdekjeve dhe rasteve të reja, vijon të jetë në rritje. Vetëm sot janë regjistruar 2 humbje jete dhe 68 të infektuar.

Sipas mjekëve, një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e rasteve është dhe mosndërgjegjësimi i qytetarëve, të cilëve iu është rekomanduar përdorimi i maskave në ambiente publike dhe ruajtja e distancës fizike.

Gjendur para një situate të tillë, Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka vendosur që mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, të bëhet me detyrim, si masë e re kundër përhapjes së Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga anëtarja e Komitetit, Gjeorgjina Kuli, në një intervistë për Report Tv, e cila tha se nëse masa nuk respektohet, shkelësi do të marrë gjobë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi, ditët në vazhdim.

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mbajtja e maskave, me detyrim

"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt", tha Kuli./E.B-dritare.net