
Komisioni TIMS, Salianji: Do hetohen patronazhistët dhe dalja e pagave
E Martë 2 Prill 2024, 15:03
Dritare.net
Sot nisi mbledhja e parë e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Është Ervin Salianji ai që drejton komisionin ndërsa nënkryetar është Toni Gogu. Në nisje të komisionit Salianji tha se do të ketë një hetim për sistemin e patronazhistëve dhe daljen e pagave.
“Do hetohet sistemi për patronazhistët e Partisë Socialistë, si dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe dalja e listave të pagave për më shumë se 600 mijë qytetarëve", u shpreh Salianji./L.F-dritare.net

















