Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisionerja e Zgjerimit në BE i bën dhuratë Ramës një fanellë!

Komisionerja e Zgjerimit në BE i bën dhuratë Ramës një

Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, foli me superlativa për punën e bërë deri tani nga Shqipëria me negociatat dhe planin e anëtarësimit.

Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se “e di që ju jeni të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dilni edhe me këtë”.

Më tej i dhuroi një fanellë kryeministrit me numrin "11" dhe flamurin e BE-së të stampuar në të, teksa Kos shtoi se ajo vetë vinte nga një familje e lidhur me sportin dhe se Europa funksiononte si ekip sportiv, futbolli apo basketbolli, edhe pse vetë nuk luante dot sportin e dytë ndaj Ramës.

Por ajo e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 dhe kohën e duhur, ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku. Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.

Marta Kos tha:

“Angazhimi im është edhe sportiv, unë vij nga një familje sportive. Kam parë edhe Kampionatin Evropian, pashë se si shënoi Bajrami në 23 sekonda dhe kjo tregoi se sa të shpejtë jeni ju në realizimin e gjërave, ndaj unë e di sa e rëndësishme është. Basketbolli gjithashtu është një lojë e bukur, edhe ju keni luajë.

Ndaj kam një dhuratë për juve, Europa është një ekip, funksonon si skuadër futbolli. Ja kjo është dhurata ime, (fanella me numër 11 për Ramën), kur ne të përfundojnë negociatat unë do ngjisë malin më të lartë në Shqipëri, të Korabit që është më i larti madje edhe se mali ynë më i madh në Slloveni”.

Kryeministri iu përgjigj:

“Shpresoj që kur të hyjmë në BE të vij me ju ta ngjis majën e malit, s’e di nëse do ketë kryeministër të ri. Jam krenar që të kem një ekip mjaft të përkushtuar. Shpreh një mirënjohje dhe falënderime për ju, për Majlindën dhe Adean dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar. Por edhe ambasadorin Ferit Hoxha që është Lionel Messi ynë në punët e jashtme, e hodhëm përtej oqeanit në SHBA dhe e sollëm prap në Europë, ai i bën mirë ato, është i mirë në punët e jashtme. Besoj se edhe ministri i jashtëm Hasani bien dakord”./E.P-dritare.net