
Komentuesi: Dòktorët dhe ínfermierët po rrjepin popullin e shkretë. Ja si i përgjigjet Rama!
Dritare.net
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për skándalin me sanitaren në spitálin “Shefqet Ndroqi”, por përmes komenteve me ndjekësit e tij. Shumë ndjekës kanë komentuar në videon e vizitës së kryeministrit në depon farmaceutike dhe pjesa më e madhe flisnin për skándalin në spitálin Còvid-2. Një nga ndjekësit i shkruan Ramës se dòktorët dhe ínfermierët po rrjepin popullin përditë.
“Po cfare videosh hedh ne internet o zoteri? Kur dòktoret dhe ínfermierët rrjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeri i mire te lutem, mos lexo vetem bravot.” Ndërkohë nuk ka munguar edhe përgjigjja e kryeministrit, i cili i thotë se, padyshim që ka doktorë dhe infermierë që marrin lekë, por janë një pakicë.
“Ku e di ti kete qe thua apo me te degjuar? Dòktoret dhe ínfermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! Sa per videot ty nuk te detyron askush t'i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s'do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise!”, i kthehet Rama. Më poshtë keni disa replika të tjera të kryeministrit me ndjekësit në Facebook./K.C/dritare.net

















