Kodi Zgjedhor/ Murrizi: Mendoni se po na e hidhni me pragun 3%, si do t’i ndaloni ata që kandidojnë si deputetë të pavarur?
Dritare.net
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka thënë nga Kuvendi sot se, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kishin rënë dakord më parë që drafti i PS-së për Kodin Zgjedhor të kalonte për diskutim.
“Dëgjoje mirë Damian se je jurist i mirë. Edhe pse ke punuar në SHIK, jo pak por 5 vjet. Neni 8 i Kushtetutës që lejon të kandidojnë deputetë të pavarur, si do t’i ndaloni. Deputeti Tom Doshi ka marrë një mandat në Shkodër. Toma, Murrizi, Ulsiu si mund t’i ndalojmë të kandidojnë me mandat deputeti, me pragun 3% që keni vendosur ju? Ju mendoni që po na e hidhni. Ju mendoni që me transfertë votash apo klering do kapërceni atë që ëndërroni dhe ua kanë kërkuar vëllezërit tuaj. Të jesh i bindur Zoti Balla se ai draft ka marrë më parë shkeljen e syrit nga sivëllau i Damianit.”-tha Murrizi./K.C/dritare.net