Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" kërkon shpalljen e

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës. PD-ja dhe PL-ja kërkojnë shpalljen e këtyre zgjedhjeve të pavlefshme. Kërkesa i është paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me argumentat që sipas tyre provojnë shkeljet e shumta gjatë procesit të votimit.

Në ankimimin e bërë, koalicioni ngre disa pretendime që i bëjnë këto zgjedhje të pavlefshme. Njëra prej tyre është edhe mos lejimi për të votuar 6500 persona pasi kishin kartat e skaduara.

Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës i fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo me 58% të votave, kundrejt 41% që mori rivali i tij nga PD, Petro Gjikuria./K.C/dritare.net