
Kleonisa, emigrantja shqiptare në Londër: Ëndërroj për pasaportën shqiptare në BE!
E Enjte 22 Shtator 2022, 21:09
Dritare.net
Në intervistën që gazetarja Rudina Xhunga zhvilloi në Londër me shqiptaren Kleonisa Benaj, teksa na tregoi rrugëtimin e saj të jetës, ndau me ne gjithashtu edhe ëndrrën që e shoqëronte gjatë këtyre viteve në emigrim.
Në Dritare TV ajo edhe një mesazh për këdo që po mendon rrugën emigrimit.
"Shpresoj shumë që para se të vdes ta kem atë parasportën shqiptare pjesë të Bashkimit Evropian. Sepse jemi në Evropë. Jemi nga shtetet e para evropiane, pse jo. Kam një mesazh edhe për personat që mezi presin të lënë Shqipërinë. Nuk kanë faj sepse varfëria të bën të lëvizësh por nuk duhet të gënjëhen, emigrimi nuk është fushë me lule. Duhet ta provosh që ta kuptosh", u shpreh ajo në Dritare TV./M.K/dritare.net

















