
Kriza nga koronavirusi/ Banka gjermane mbyll 200 degë
E Premte 14 Gusht 2020, 17:05
Dritare.net
Kriza e koronavirusit ka ndikuar ndjeshëm edhe sistemin banker në botë.
Në Gjermani, kompannia Commerzbank njoftoi të premten se do të mbyllë 200 degë të saj.
“Ky vendim shpejton planet e ristrukturimit të bankës në vështirësi, sepse mbyllja përfundimtare e degëve ishte caktuar për në fund të vitit 2023”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Si rezultat, rrjeti i huadhënësit do të ulet nga 1 000 në 800 degë.
Punonjësit e prekur nga shkurtimet do të transferohen në vendet e tjera të afërta të Commerzbank ka njoftuar kompnia./ I.M-Dritare.net

















