
Kishin mbjellë kanabis, arrestohen 3 vëllezër dhe një 60-vjeçar
Dritare.net
Policia e Fierit pasi ka konstatuar në Mallakastër dhe Roskovec toka të mbjella me bimë narkotike, ka vënë në pranga 3 vëllezër dhe një 60-vjeçar.
Në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasve: S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike canabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale./E.B-dritare.net

















