Kina dhuron teste për Shqipërinë, ISHP: Gjest bujarie i një vendi me zemër të madhe
E Mërkurë 1 Prill 2020, 15:03
Dritare.net
Kina ka dhuruar teste për koronavirusin, për vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në rrjetet sociale. ISHP, falënderon ambasadën kineze në Tiranë, dhe shkruan se ky është një akt bujarie i një vendi me zemër të madhe.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.
Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër ♥ akoma edhe më të madhe.
Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! “./L.F-dritare.net