Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këto ushqime vrasëse po ju rrezikojnë shëndetin!

Këto ushqime vrasëse po ju rrezikojnë shëndetin!

Infeksioni me bakterin Listeria, të gjetur së fundmi në produktet Wudy është një sëmundje bakteriale, që mund të kthehet në rrezik për shumë njerëz. Dritarja e Doktorit në Dritare TV këtë javë ishte te mjeku infeksionist Genti Stroni për të mësuar më tepër për rrezikun.

“Ka një karakteristikë që ky organizëm duron në temperatura të ulta. Pavarësisht se këto produkte janë në zonën e ngrirjes, përsëri janë problematike pasi ky mikroorganizëm jeton në këto kushte. Pas nxjerrjes nga ngrirja nëse këto produkte do të përdoren në mënyrë të pasterizuara atëherë rrezikojmë nga ky mirkoorganizëm. Duke qenë se sallamet apo salçiçet mund të konsumohen të pa gatuara ndodh të infektohemi, ndryshe nga përdorimi i mishit, të cilin jemi të detyruar ta gatuajmë për ta konsumuar. Momenti i eleminimit të mikrobeve gjatë proçesit të përpunimit të mishit për këto nënprodukte është edhe koha kur mund të bartet bakteri. Përpunimi duhet të përfshijë të gjithë proceset në mënyrë që edhe konsumatori të jetë i mbrojtur.”,-u shpreh mjeku Stroni./M.T/dritare.net