Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshillimi Kombëtar/ Rama publikon pyetjen e gjashtë: Të lemë pas llogoret përçarëse të partive!

Këshillimi Kombëtar/ Rama publikon pyetjen e gjashtë: Të

Kryeministri Edi Rama publikoi përmes një postimi në rrjetet sociale pyetjen e gjashtë në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar. Kësaj radhe bëhet fjalë për një çështje shumë te debatuar si ajo e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Kreu i qeverisë shkruan se për të ecur përpara kemi nevojë t’i lemë pas llogoret përçarëse të partive.

“KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 6

Për të ecur më shpejt e për t'u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon” shkruan Rama në postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net