
Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 16 mijë qytetarë plotësuan pyetësorin në 24 orët e para!
Dritare.net
Interesi i qytetarëve për të dhënë mendimin e tyre në lidhje më çështje të konsideruar të rëndësishme nga qeveria, duket se ka qenë i lartë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar formularin online në Këshillimin Kombëtar, në 24 orët e para. Po ashtu kryeministri ka publikuar edhe pyetjen tjetër, teksa u kërkon mendimin qytetarëve në lidhje me personat që kanë përfituar statusin e pensionistit, por që ende vijojnë të punojnë.
"Me falënderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë", shkruan Rama./M.T/dritare.net

















