Kërkoi masë më të lehtë sigurie, shtyhet seanca për Dritan Goxhajn!
Dritare.net
Është shtyrë këtë të martë seanca në Gjykatën e Tiranës, për Dritan Goxhajn, ish-anëtarin e UÇK-së i cili u arrestua në Tiranë pas urdhër arrestit nga Gjykata Speciale.
Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e përfaqësuesve të akuzës, edhe pse ishte parashikuar të shqyrtohej kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e masës 'arrest me burg’.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së./M.K-dritare.net