
Kërkoi debat me Ramën, Endri Fuga i përgjigjet Metës!
E Diel 25 Tetor 2020, 21:09
Dritare.net
Drejtori i Zyrës së Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj kryeministrit dhe Fugës, dhe kërkoi debat me Ramën.
Fuga, duke thënë se gazetat i ka mbyllur dhe djegur Sali Berisha, shton se llir Meta mund të bëjë debat vetëm me Monika Kryemadhin për lidershipin e LSI.
Statusi i Fugës
Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetaret ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot perdor epitetet, gjuhen dhe metodat e tij i bie qe je rende fare! Sa per debatet, IM le te debatoje me MK per lidershipin e LSI!/ I.M-Dritare.net

















