
Keni telefon Android? Fshijini menjëherë këto 9 aplikacione të rrezikshme!
Dritare.net
Keni telefon Android, si Samsung apo Huawei? Do të jetë më mirë për ju që t’i çinstaloni këto aplikacione sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ato mund të përmbajnë malware. Ja çfarë ka zbuluar kompania e sigurisë kibernetike Trend Micro! Kjo kompani hulumtoi disa aplikacione për Android dhe zbuloi se nëntë prej tyre përmbanin malware, softuer që mbledh të dhëna ose u siguron kriminelëve akses në një kompjuter. Aplikacionet mund të gjenden në Google Play ose në Appstore. Por meqenëse Android nuk ka atë kontroll të rreptë siç e ka Apple, është shumë e rëndësishme për ju që t’i kontrolloni mirë se çfarë aplikacionesh shkarkoni. Janë 9 aplikacione të rrezikshme për Androidët, që janë shkarkuar mbi 470,000 herë. Google tani i ka hequr aplikacionet përkatëse nga Play Store. Por kjo nuk do të thotë që aplikacionet të jenë zhdukur automatikisht nga telefonat. Bëhet manualisht.
Bëhet fjalë për këto 9 aplikacione!
Shoot Clean
Shoot Clean Lite
Super Clean
Speed Clean
Rocket Cleaner
Rocket Cleaner Lite
Quick Games
H5 Game box
LinkËorldVPN./K.C/dritare.net

















