Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këngëtarja e njohur shqiptare me koronavirus: Ju lutem mos e fshihni që jeni pozitivë!

Këngëtarja e njohur shqiptare me koronavirus: Ju lutem mos e fshihni

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, teksa ka apeluar për të gjithë që të mos e fshehin që janë me këtë virus.

”Të dashur miq e familjarë,

Pas kaq muajve te kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.

Unë hasa në këto simptoma

Para dy dite, pra:

Lodhje të madhe të trupit

Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll.

Temperaturë 37.5

Këngëtarja e njohur shqiptare me koronavirus: Ju lutem mos e fshihni

Pra këto ishin simptomat e mija.

Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv.

ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!

Me respekt Adelina Thaçi-Meta”-shkruan këngëtarja./ I.M-Dritare.net