Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorin e lindjes

Këngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorin

Këngëtari, regjizori, dhe pedagogu, Nikolin Gurakuqi feston sot 65 vjetorin e lindjes.


Regjisori Nikolin Gurakuqi e filloi aktivitetin e tij në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në vitin 1979, në fillim si korist e më pas si solist, ku realizoi një sërë rolesh të ndryshme. Disa nga rolet e tij janë : Gjergj Arianiti nga opera “Skenderbeu”; Mateo, opera “Paja”; Komandanti, opera “Borana”; Deloja, opera “Nëna e trimave”; Il Marchese, opera “La Traviata”; Don Bartolo, opera “Il barbiere di Siviglia”; Colline, opera “La Boheme”; Ferrando, opera “Il trovatore”; etj. Ka intepretuar role edhe jashtë vendi si: në Francë e Itali. Pas specializimit në Francë në vitin 1992-1993, iu dedikua tërësisht regjisë. Është autor i shumë veprave të vëna në skenën e TKOB, të Universitetit të Arteve, të disa qyteteve të tjera si Durrësi, Shkodra dhe jashtë Shqipërisë si: opera, opereta, spektakle, ndër të cilat mund të përmendim; “Tosca”; “Il signor Bruschino”; “Madama Butterfly” ;Cossi fan’ tutte” “Il barbiere di Siviglia”; “Il Trittico”;“La serva padrona”; “Il maestro di cappella”; “Falstaf”; “Aida”; “Orfeo ed Euridice”; “Il trovatore”; “Manon Lescaut”; “Otello”; “Traviata”; “Flauti magjik”; “Carmen” në Greqi; “Rigoletto” në Itali e plot vepra të tjera. Ka realizuar skenografinë e shumë shfaqjeve operistike si dhe ka bashkëpunuar me shumë artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj. Gjithashtu ka shkruar artikuj të ndryshëm në gazeta dhe është autor i disa librave me poezi. Është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” dhe “Mjeshtër i Madh”/ I.M-Dritare.net
Këngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorinKëngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorinKëngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorinKëngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorinKëngëtari, regjizori dhe pedagogu Nikolin Gurakuqi feston 65 vjetorin