
KED refuzon kërkesën e Ardian Dvoranit: Nuk je më pjesë e këtij institucioni!
E Mërkurë 16 Shtator 2020, 21:09
Dritare.net
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka refuzuar kërkesën e Ardian Dvoranit për të qenë pjesë e këtij institucioni.
“Anëtarët e KED u shprehën se nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani.”- njofton KED-ja.
Përmes një letre zyrtare, drejtuar kryetares së re të KED-së, Vitore Tusha, Dvorani, kërkoi kthimin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi KLGJ-ja deklaroi mbarimin e mandatit të tij me kërkesë të Presidentit të Republikës. Dvorani shprehej se mbarimi i mandatit të tij në Gjykatën e Lartë, nuk e pengon të jetë pjesë në cilësinë si anëtar i KED-së./K.C/dritare.net

















