
Katte Middleton rikthehet në publik. Ja si duket ajo!
Dritare.net
Princesha e Uellsit cbëri daljen e saj të dytë publike për këtë vit. Kate e cila është larguar nga të gjitha detyrat e saj publike për shkak se po trajtohet për kancer, takuan kampionin në fuqi Carlos Alcaraz që do të përballet me veteranin Novak Djokovic në finalen e Grand Slam, që do të prezantohet nga Kate këtë mbrëmje.
E shoqëruar nga vajza, Princesha Charlotte, nëntë vjeç dhe motra e saj Pippa Middleton, Katte u prit me duartrokitje të gjata. Por përpara se dyshja nënë-bijë të uleshin në Royal Box, ata u takuan me yjet e tenisit, duke përfshirë 21-vjeçaren Emma Radacanu, e cila i dhuroi Kate-s një buqetë me lule.
Vajzat ishin pa Princin George, dhjetë, ndoshta duke treguar se ai do t'i bashkohet babait të tij në finalen e Euros në Berlin këtë mbrëmje./L.F-dritare.net

















