
Karta e Studentit/Veliaj: Premtim i mbajtur. 40 mijë studentë janë dëshmitarë!
Dritare.net
Bashkia e Tiranës ka matrrë të gjithë masat për vitin e ri akademik duke u siguruar që në çdo fakultet dhe qendër studentore, të rinjtë dhe të rejat të gjejnë sportelin “Karta e Studentit”.
Për të lehtësuar procedurën e cila nuk zgjat më shumë se 3 minuta, në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. “Premtim i mbajtur. 40 mijë studentë janë dëshmitarë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”.
Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen web dhe në aplikacionin karta e studentit.
Përmes kësaj karte, studentët do të mund të përfitojë shërbime falas ose mund të mund blejnë me çmime shumë herë më të lira. Disa nga shërbimet që ofrohen janë: Qendra kursesh dhe trajnimesh, muze, kinema, biblioteka, galeri artesh, librari, shërbime telefonike, agjenci udhëtimesh, kancelari, abone studenti, farmaci, palestera, shërbime dentare, klinika okulistike, restorante etj./dritare.net
Link: https://www.kartaestudentit.al/funksionet-e-karts

















