Karina, vajza që humbi 9 kilogramë vetëm në 4 javë. Madje fitoi dhe para!
Dritare.net
Shumica e vajzave, kanë provuar me dhjetëra dieta, por si rezultat nuk kanë marrë vetëm zhgënjim, sepse nuk kanë arritur të humbasin kilogramët që duhet. Ndoshta ndodh më shpesh për shkak të përtesës, që vajzat kanë gjatë dietës. E nisin dhe për dy javë heqin dorë.
Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell truket më efektive që ka përdorur një vajzë gjatë katër javësh, dhe ka rënë 9 kg.
Karina ishte një vajzë dembele në fillim edhe ajo ka pasur raste që ka qenë në dietë dhe nuk ka rënë në peshë.
Por dritare.net sjell sot në këtë artikull eksperiencën e saj, me dietën më efektive.
Karinës nuk i pëlqente dietat, sportet dhe aktivitet që do i mundësonin asaj humbje peshe.
Ndoshta ju asnjëherë nuk e keni parë si pikë të fortë, por motivimi është i pari. Vetëm nëse ju jeni të motivuar do shikoni se do keni rezultat nga dieta.
Karina nuk iu dorëzua internetit, të merrte ide për dietën nga aty, por ajo gërshetoi disa pjesë të dietave që dëgjonte edhe nga shoqëria, dhe kështu formoi dietën e përshtatshme që asaj i pëlqeu, dhe iu përkushtua vërtet.
Kur Karina iu kishte treguar miqve të saj këtë metodë të krijuar nga vetë ajo, vetëm 10- 15 nga ata kishin rënë dakord menjëherë se ishte dietë efektive dhe e saktë. Por ishin 5 të tjerë nga miqtë e saj që nuk ishin dakord.
Karina e bëri si lojë mes miqve, dietën të cilën ajo krijoi. Ajo vuri bast se nëse dieta ime do japë rezultatin e duhur, të gjithë miqtë që ranë dakord me këtë dietë do marrin nga 20 dollarë, nga 5 miqtë e tjerë që ishin kundër. Por ajo e dinte shumë mirë që në fillim të lojës, se cilat ishin metodat për të arritur qëllimin. Kështu që ajo zgjodhi një mënyrë të thjeshtë me metodat e saj më të mira.
2-3 herë në javë bënte trajnim me një instruktor personal në palestër. Bëri palestër për katër javë dhe gjatë këtyre ditëve, arriti pothuajse të bënte të gjitha ushtrimet.
"Gjithashtu nuk lashë pas dore konsumimin e ujit për katër javë, më jepte shumë fuqi duke më eliminuar energjitë negative”, -thotë ajo
Pastaj element mjaft i rëndësishëm i dietës që Karinës ishin paratë. Ajo eliminoi shumë ushqime, ëmbëlsira apo çokollata. Çdo ditë që Karina harxhonte 20 dollarë për çokollatat e saj të preferuara, nuk u harxhuan më. 20 dollarë, shtoheshin çdo ditë në kursimet e Karinës.
Edhe bashkëshorti i Karinës iu bashkua dietës së famshme dhe çdo mëngjes i blinte në dyqanin më të afërt vetëm bukë dhe qumësht gruas së tij.
Karina hante edhe akullore, disa ëmbëlsira të lehta dhe asnjëherë nuk e kishte kufizuar dëshirën ndaj disa ushqimeve.
Gjithashtu Karina kishte përllogaritur, se vetëm për një javë ajo kishte kursyer 152 dollarë.
Nuk hante më shumë se 800 gr ushqim në ditë, dhe ushqimet që ajo hante ishin këto:
Oriz pa salcë dhe pa erëza
Mish pule të zier pa kripë ose erëza
Perime të ndryshme dhe fruta, përveç patate, banane dhe rrush
Ajo e përfundoi dietën pas katër javësh dhe humbi plot 9 kg nga pesha e saj.
Përveçse mori një kënaqësi që arriti të kishte rezultat nga dieta, mori edhe shumë komplimente nga të afërmit dhe miqtë se ideja e dietës dhe rezultati që dha, i kishte motivuar dhe ata.
Karina pas efektit të dietës ka dhënë shumë mesazhe për të gjithë njerëzit:- Së pari u bëra e pavarur nga ushqimet, përtesën dhe të gjitha veset kam filluar ti zëvendësojë me aktivitete pozitive, që më vlejnë.
"Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të eksperimentoj dhe të kërkoj metoda të reja dhe një ditë do të bëhem indiferente ndaj ushqimit të tepërt."-tha ajo.
Epo provojeni se nuk u gjen gjë, minimumi do të fitoni ca lekë./Përshtatur nga Bright Side/L.F-dritare.net