
Kanceri i merr jetën në moshën 52 vjeçare aktores së njohur
Dritare.net
Aktorja Helen McCrory ndërroi jetë sot nga kanceri në moshën 52 vjeçare. Bashkëshorti i saj bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një postimi në twitter ku shkruan:
"Zemërthyer po njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme që është Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga një valë dashurie nga familja dhe miqtë”.
Lindur në Londër ajo u bë një yll televiziv për rolet e suksesshme në shumë seriale dhe filma. Helen McCrory njihet për rolet e saj në Peaky Blinders dhe tre filma Harry Potter.
McCrory, ndër të tjera, luajti rolin e Cherie Blair, gruas së Tonit, si në 'The Queen', të vitit 2006, dhe në 'The Special Relationship', të vitit 2010. Ajo u martua me yllin Damian Lewis në vitin 2007 dhe ata kanë dy fëmijë./L.F-dritare.net

















