
Kallëzimi për përgjimet e 21 Janarit, reagon SPAK!
E Martë 24 Janar 2023, 15:03
Dritare.net
SPAK ka reaguar pas kallëzimit nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas publikimit të audiopërgjimit për vrasjet e 21 Janarit. SPAK-u deklaron se kallëzimi do t’i nënshtrohet procedurës së shortit.
“Në Sekretarinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar në datën 23.01.2023, kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e dates 21.01.2011.
Ky kallëzim do t’i nënshtrohet procedurës së shortit dhe do të trajtohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”- thuhet në përgjigjen e SPAK për Euronews Albania./K.C/dritare.net

















