Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju njohim më kuzhinierin 1-vjeҫ, që ka 1.3 milionë ndjekës në instagram

Ju njohim më kuzhinierin 1-vjeҫ, që ka 1.3 milionë ndjekës

Një kuzhinier 1-vjeç që gatuan, po shkakton një “stuhi” në mediat sociale, me më shumë se 1.3 milionë ndjekës në Instagram.

"Chef Kobe" i pëlqen "të gatuajë, hajë dhe eksplorojë në kuzhinë", thotë bio i tij në instagram.

Videot e postuara në instagramin e tij tregojnë një gatim të vërtetë, buzëqeshjen e ëmbël të dhefit më të vogël, dhe mijëra komente nëpër statuse.

Nëna e tij, Ashley Wian, i tha CNN se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

"Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf të gatuajë, vendosa ta regjistroj atë për ta ndarë fillimisht me miqtë dhe familjen," tha ajo.

"Ne e filluam Instagramin e tij “Kobe Eats” në fund të shkurtit. Ai kishte rreth 200 ndjekës deri më 15 Prill, pastaj u rrit frikshëm! 100K, 200K, 500K ... ne patjetër që nuk e parashikonim atë!"

Prindërit e tij shprehen të lumtur se djali i tyre ka gëzuar shumë njerëz në mbarë botën teksa e shikojnë, pasi pak gëzim na duhet më shumë se gjithҫka në këtë kohë./ I.M-Dritare.net