Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju kujtohet? Dikur afganët ishim ne!

Ju kujtohet? Dikur afganët ishim ne!

Shqipëria do të mikpresë këtë javë 250 afganët e parë. Ata do të qëndrojnë në Tiranë dhe Durrës në pritje të përgatitjes së dokumentacionit për t'u larguar në SHBA. Janë qytetarë afganë që nëse qëndrojnë në Kabul i pret vdekja, si bashkëpunëtorë të amerikanëve. Kanë qenë përkthyes e forca mbështetëse të SHBA-së dhe aleatëve, si dhe punonjës së OJF-ve apo dhe shtetit afgan që u thërrmua, sa hap e mbyll sytë, me tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani.

Shqipëria i tha PO kërkesës së tyre për strehim. Dhe në këtë solidaritet, përveç pak cinikeve të FB, ne jemi bashkë. Sepse dikur afganet ishim ne! Ju kujtohet?/dritare.net