
Jozefina Topalli mesazh për dhunën ndaj grave, me fjalët e Angelina Jolie
E Premte 5 Qershor 2020, 12:12
Dritare.net
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, përmes fjalëve të aktores së njohur Angelina Jolie, ka dhënë një mesazh për dhunën ndaj grave në Shqipëri.
"Për sa kohë që ne vazhdojmë të vendosim çështjet e tjera përpara të drejtave të grave dhe pjesëmarrjes, ne do të ngecim në një rreth dhune në konflikt. Nuk do të kemi mësuar asgjë dhe institucionet tona do të bëjnë më pak sesa duhet”, thuhet në shprehjen e publikuar nga Topalli./E.B-dritare.net

















