Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

J.K Rowling: Kjo është buzëqeshja e një mashkulli që sapo i shkatërroi ambiciet një femre!

J.K Rowling: Kjo është buzëqeshja e një mashkulli që

Autorja e librit të dashur për fëmijë “Harry Poter” J.K Rowling ka folur me tone të ashpra për rastin e boksieres italiane që u tërhoq nga gara pasi u përball me algjerianen, Imane Khelif, që është interseks. Boksierja italiane e braktisi ndeshjen pas 46 sekondash, në raundin e parë, pasi mori grushtin e parë nga Khelif.

J.K Rowling poston një foto teksa Imane ngushëllon me dorën në shpatulla Angela Carini-n, pasi kjo e fundit u dorëzua. Shkrimtarja thotë se në këtë foto është një mashkull duke shijuar shqetësimin e një gruaje që sapo është goditur me grusht në fytyrë.

J.K Rowling: Kjo është buzëqeshja e një mashkulli që

“A mundet ndonjë fotografi të përmbledhë më mirë lëvizjen tonë të re për të drejtat e burrave? Buzëqeshja e një mashkulli, i cili e di se është i mbrojtur nga një institucion sportiv mizogjen, duke shijuar shqetësimin e një gruaje që sapo është goditur me grusht në fytyrë dhe ambicien e jetës të së cilës ai sapo e shkatërruar.”, shkruan shkrimtarja ndërsa e pason me një tjetër postim.

“Dikush me DSD nuk mund ta ndryshojë në mënyrën se si ka lindur, por mund të zgjedhë të mos mashtrojë; ata mund të zgjedhin të mos marrin medalje nga gratë; ata mund të zgjedhin të mos shkaktojnë lëndime.”, shkruan autorja. Ndërsa në një postim të sotëm ajo thotë:

“Ideja që ata që kundërshtojnë që një mashkull të godasë një femër në emër të sportit po e kundërshtojnë sepse besojnë se është një shaka që Khelif është "trans”. Ne kundërshtojmë sepse pamë një mashkull që godiste një femër.”, thuhet në postim./K.C/dritare.net