
“Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen!” Vipat shqiptarë i bashkohen lëvizjes kundër racizmit
E Martë 2 Qershor 2020, 13:01
Dritare.net
Fotoja me sfond të zi, ka pushtuar sot Instagramin. "Blackout Tuesday" është një formë proteste kundër racizmit dhe në nder të George Floyd, i cili humbi jetën pak ditë më parë pasi një polic amerikan i vuri gjurin në qafë për 7 minuta, duke i zënë frymën.
Kjo lëvizje ka bërë bashkë të famshëm, organizata, industri e njerëz të thjeshtë. Jo vetëm të huajt, por edhe të famshmit shqiptarë i janë bashkuar.
Ata kanë postuar foton me spond të zi dhe mesazhe solidariteti në rrjetet e tyre sociale.
Nga Vesa Luma, te Rudina Xhunga, Era Istrefi e shumë të tjerë, këta janë vipat që i janë bashkuar lëvizjes “#BlackoutTuesday #blacklivesmatter.”/K.C/dritare.net

















