
Jemi përballë një katastrofe/ Gazetarja: 2020 vit i mbijetesës, lërini mënjanë ankesat!
E Mërkurë 5 Gusht 2020, 11:11
Dritare.net
Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën, dhe ka tronditur ekonomitë më të fuqishme të cilat janë zhytur në një krizë të paparë ndonjëherë që pas Depresionit të Madh të 1930.
Moderatorja e "Badh e Zi" në "TvSkan" Ornela Gace, duke thënë se pandemia ka falimentuar ndër markat më të mëdha botërore, si Victoria's Secret, dhe ka ndalur prodhimin e gjigantëve si Chanel, Hermes e Rolex, shton se 2020 është një vit i mbijetesës.
Moderatorja vijon duke thënë "Jemi përballë një katastrofe, që nuk mund të kontrollohet. 2020 është vit i mbijetesës. Lërini mënjanë ankesat e përditshme dhe gjithçka tjetër. Jini mirënjohës dhe përgjegjës për atë që keni"./ I.M-Dritare.net

















