
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë paraqitur sot në seancën e Kuvendit, për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kuvendi është mbledhur me deputetë aktualë ku shumica prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator. Teksa futen në Kuvend, vihen re deputetët të cilët ulen për herë të fundit në karriget e parlamentit, si Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri dhe Eljo Hysko, por edhe ata që kanë marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, si Lindita apo Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu.

















