Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të njoftohen të moshuarit, kur t’i vijë radha e vaksinimit!

Ja si do të njoftohen të moshuarit, kur t’i vijë radha e

Sot në stadiumin Air Albania, pritet të vaksinohen 500 punonjës të shëndetësisë. Ndërkohë vaksinimi po vijon edhe në shtëpitë e të moshuarve dhe në qytete të tjera, përveç Tiranës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme sot në stadium ku vijon fushata e vaksinimit. Ajo tha se të gjithë personat mbi 80 vjeç do të njoftohen kur t’i vijë radha e vaksinimit, nga mjeku i familjes.

“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës por edhe sipas sëmundshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80 vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Insitutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, mbrëmjen e kaluar në Shqip show, nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, tha se plani ambicioz parashikon vaksinimin e të gjithë popullsisë brenda 14 muajve. Për të ndjekur emisionin e plotë, mund të klikoni në linkun më poshtë./L.F-dritare.net