Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë dhe kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me rrahje me intensitet deri në 10-12 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat u parashikohen:
në zonat malore 4 deri 18°C
në zonat e ulëta 4 deri 25°C
në zonat bregdetare 12 deri 25°C./L.F-dritare.net