
Ja sa kohë pas krijimit të vaksinës, duhet që pandemia të zhduket!
Dritare.net
Ndonëse të gjithë janë me shpresë se krijimi i një vaksine do të zhdukë pandeminë, shkencëtarët vazhdojnë të thonë se fundi i saj është ende larg. Edhe pasi të krijohet vaksinë, shprehen ata, maska dhe distanca do të jenë rregulla që do të mbeten në fuqi.
"Krijimi i vaksinës është fillimi i fundit të pandemisë, por jo fundi. Kjo do të thotë që pasi të kalojë një vit nga koha kur të jetë krijuar vaksina, pandemia do të fillojë të zbehet". Kjo ishte deklarata e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Guido Rasi, bërë së fundmi, informon dritare.net.
"Sidoqoftë, edhe pas krijimit të vaksinës, maska dhe distanca, do të sugjerohen sërish. Ato do të hiqen, kur të kemi të dhënat e para mbi efektivitetin e vaksinës. Vlerësimi i një vaksine, do të paktën 6 muaj", tha ai.
"Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, të krijohet një vaksinë këtë vit. Unë do të thosha që viti i vaksinës do të jetë 2021 dhe shpresojmë të jetë viti i vaksinave, jo vetëm për koronavirusin"./L.F-dritare.net

















