Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja fituesit e garës ndërkombëtare Tiranathlon!

Ja fituesit e garës ndërkombëtare Tiranathlon!

Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:

SPRINT - MESHKUJ
1. Panagiotis Polyzos
2. Kivanc Sahinkaya
3. Angelos Vozikis


SPRINT - FEMRA
1. Iva Pavlovic
2. Evelina Bobujani
3. Danai-Elina Makridaki


OLYMPIC - MESHKUJ
1. Borislav Palashev
2. Strahinja Trakic
3. Albion Ymeri


OLYMPIC - FEMRA
1. Anastasia Peycheva
2. Konstantina-Nantia Zyntzanaki
3. Gergana Stoyanova


OLYMPIC RELAY
1. Eduard Dalla
2. Miti Kote
3. Kristo Naci


SPRINT RELAY
1. Bujar Bakiu
2. Dorian Hoxhallari
3. Julian Lekocaj

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës./L.F-dritare.net