
Shqipëria e përjashtuar. Ja emrat e 14 shteteve që do të lejohen të udhëtojnë në BE pas 1 korrikut!
Dritare.net
Bashkimi Europian ka dhënë emrat e 14 vendeve, shtetasit e të cilëve konsiderohen të sigurt, për t’u lejuar nga 1 korriku të udhëtojnë në vendet anëtare, pavarësisht pandemisë. Në mesin e vendeve që lejohen janë; Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku dhe Koreja e Jugut, ndërsa shtetasit e SHBA, Brazilit dhe Kinës janë të përjashtuara nga lista, informon dritare.net.
BE është e gatshme të shtojë Kinën, nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE, thonë diplomatët.
Kontrollet kufitare në BE janë hequr për qytetarët e saj që udhëtojnë brenda bllokut, ndërsa rregullat për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë të përfshira veçmas në negociatat e Brexit.
Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor. Prandaj, gjatë kësaj kohe, shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarët e familjes së tyre janë të përjashtuar nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit.
Në listën e tanishme “të sigurt”, me shumë gjasë do të futen edhe shtete si Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.
Procedura e BE për të zyrtarizuar listën, dhe kriteret me të cilat vendet gjykohen të sigurta apo jo, do të jetë gati mesditën e së martës, informon dritare.net.
Një shumicë e kualifikuar e vendeve të BE-së, të paktën 55% e vendeve anëtare, që përfaqësojnë 65% të popullsisë, janë regjistruar në listë.
Procesi i ndarjes së shteteve që do të përfshihen në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar, ka qenë një proces i mundimshëm, përçarës, ku në mes futet politika, ekonomia dhe shëndeti publik.
Vende si Gjermania dhe Spanja, të prekura shumë i Covid-19, kanë qenë shtysë që lista të jetë sa më e shkurtër, ku të futen vetëm shtete me shkallë të ulët infeksioni, që kanë një shërbim të mirë shëndetësor dhe të dhëna të besueshme shëndetësore.
Nga ana tjetër, Greqia dhe Portugalia, më pak të goditura nga virusi, mendonin ndryshe. Të shqetësuar për ekonominë dhe turizmin, sugjeronin një listë më të gjatë.
Ndërsa Franca ka këmbëngulur për reciprocitet./E.B-dritare.net

















